Ndëshkimi me kartonin e verdhë në ndeshjen ndaj Leganes, e bëri Serxhio Ramos futbollistin më të ndëshkuar në La Liga. Mesfushori spanjoll ndërkohë ka edhe një rekord negativ edhe më të keq, pasi është futbollisti që ka marrë më shumë kartona të verdhë apo të kuq në të pesta kampionatet më të rëndësishme europiane.
Sipas të përditshmes “AS”, kapiteni i Realit të Madridit kryeson listën e 10 lojtarëve më të ndëshkuar nga arbitrat në fushën e lojës, në La Liga, me 171 kartonë. Po kështu, ai kryeson edhe për Champions League me 36 kartonë, si dhe në kombëtare me 20 kartonë.
Në total, Ramos ka akumuluar 274 karton gjatë të gjithë karrierës së tij. Në kampionatin spanjoll, Ramos duket se e ka më të lehtë të marrë kartonë të verdhë apo të kuq, duke regjistruar një karton të marrë në çdo 212 minuta, ose në çdo 2 ndeshje e gjysmë. Në Champions, mesatarja e Ramos është një karton çdo 3 ndeshje, ndërsa me përfaqësuesen spanjolle, një karton çdo 7.4 ndeshje.
Në përfaqësuesen spanjolle, Ramos nuk ka asnjë karton të kuq në 149 ndeshje të luajtura me “La Roja”-n. Në kampionat ka 19 kartonë të kuq në 421 ndeshje, një karton i kuq në çdo 22 takime.
Diskutime rreth kësaj post