Gazetarja Mira Kazhani ka replikuar me botuesit e portalit lapsi.al, Andi Bushati dhe Armand Shkullaku lidhur me ndërtimin e kullave në Tiranë.
Kazhani shkruan se “Si ka mundësi? Si mund të ndodhë që një portal që sulmon me kaq ngulm ndërtimin e një kulle në Tiranë sot, të nesërmen boton një shkrim reklamues se sa të mira e të bukura na qenkan kullat që do ndërtohen në Tiranë? Ndryshim mendje? Parimesh? Apo ajo që i shkon në mend gjithkujt: Paraja!”
Më poshtë po përcjellim shkrimin e plotë në blogun tiranapost.al:
“Është e qartë se ditët e fundit, disa portale, me gjasë afër PD-së, po udhëheqin me histerizëm një sulm ndaj biznesit të ndërtimit në Tiranë, duke anatemuar si diçka të tmerrshme ndërtimin e ndonjë kulle në qendër të kryeqytetit.
Gjithçka nisi prej nga debati për ndërtimin ose jo të një Teatri të ri Kombëtar dhe të ushqyera nga zërat se teatri i ri do të jetë me kullë!
Kulmi i debatit ishte në emisionin e kaluar “Opinion” të Blendi Fevziut, kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj tha se disa media online po dirigjohen dhe në to shkruajnë njerëz që “tjetër bëjnë, e tjetër predikojnë”.
Se drejtuesit “kullofobë” të këtyre portaleve sillen si të tillë kur ju intereson, por ama po kaq mbresëlënëse është metamorfoza që pësojnë në “kullo-dashnorë”, kur vjen fjala për ndonjë përtim a reklamë.
Si për ironi të fatit i njëjti portal që një ditë më pas foli për këmbët e hapura të mediave sot nuk po themi se ka hapur këmbë por mendjen për kullat. Dëshmi e të cilit është ky artikull:
“Park Gate, detaje arkitekturore që po ndryshojnë stilin e ndërtimit në Shqipëri”.
Linku: http://lapsi.al/2018/02/23/park-gate-detaje-arkitekturore-qe-po-ndryshojnestilin-e-ndertimit-ne-shqiperi/
Që në rreshtat e parë është e lehtë të kuptohet se bëhet fjalë për një shkrim “kullodashës”, por ama i botuar në portalin më “kullofob” në arenën mediatike shqiptare.
Dhe lind pyetja: Si ka mundësi? Si mund të ndodhë që një portal që sulmon me kaq ngulm ndërtimin e një kulle në Tiranë sot, të nesërmen boton një shkrim reklamues se sa të mira e të bukura na qenkan kullat që do ndërtohen në Tiranë?
Ndryshim mendje? Parimesh?
Apo ajo që i shkon në mend gjithkujt: Paraja! Një reklamë mund të të shndërrojë nga njeri në buburrec, siç ndodhi me Grigor Zamzën te Metamorfoza e Kafkës.
Me respekt nga një Tiranapost.al që redaksinë e saj e ka në një kullë se në fshat i bie
pak larg të bëjmë gazetari.
Po sikundër e dimë që edhe redaksitë tona simotra janë
nëpër kulla se fundja jetojmë në Tironë!(TemA
Diskutime rreth kësaj post