Pas një seri skandalesh mbi marrëdhënien jashtëmartesore me asistenten, e cila është aktualisht shtatzënë, Zëvendëskryeministri i Australisë është detyruar të japë dorëheqjen.
Barnaby Joyce deklaroi publikisht ditën e sotme se dorëhiqej nga posti i tij si lider i Partisë Kombëtare dhe si zëvendëskryeministër.
Edhe pse i kishte rezistuar thirrjeve për t’u larguar, skandali i tradhtisë ka dominuar politikën australiane për më shumë se dy javë.
Gjithçka nisi pasi Joyce, kishte pranuar lidhjen me një anëtare të stafit e cila është aktualisht shtatzënë.
Mediat australiane hezitonin të raportonin mbi marrëdhënien e tij me Vikki Campion, derisa u zbulua që çifti jetonte në një apartament të dhuruar nga një përkrahës i Joyce.
Në një konferencë për shtyp, ai u shpreh se:
Unë kam kuptuar që në shumë drejtime, nuk jam perfekt. Unë s’jam përpjekur kurrë të ndryshoj nga ky që jam”.
Diskutime rreth kësaj post