Alisa Braho dhe Ardian Isufi, janë dy anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, që së fundmi i janë Bashkuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Alisa Braho është në profesionin e saj gazetare, por prej disa vjetësh është anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Ajo ka punuar për disa kohë edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme, por si duket pasi është hequr nga atje, ka zgjedhur që t’i bashkohet stafit të Bashkisë së Tiranës.
Nga ana tjetër, dekani Ardian Isufi, anëtar i Këshilit Kombëtar dhe koordinator në PD, megjithëse mban këtë përgjegjësi mbi supe, si duket është mërzitur i shkreti, se Basha nuk e ka thirrur kurrë, e kështu ka parë të arsyeshme që t’i bashkohet Veliajt.
Dekani Isufi ka dalë publikisht në krah të Ramës dhe Veliajt, për të mbjellë pemë.
Kjo tregon edhe një herë atë që CNA.al ka thënë që në ditët e para të zgjedhjes së Këshillit Kombëtar, se zgjedhja e anëtarëve të këtij Këshilli ka qenë e padrejtë dhe e manipuluar nga Lulzim Basha.
Këshilli Kombëtar është një strukturë e krijuar mbi manipulime dhe parregullsi.
Ashtu siç Lulzim Basha bëri me zgjedhjet e korrikut duke vjedhur dhe manipuluar votat në shtëpinë e vet.
Kot nuk thonë që vesi nuk vdes kurrë, dhe kjo po tregohet vazhdimisht nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Nga ana tjetër, aktiviteti i koordinatorëve është thuajse 0, përjashto disa që numërohen me gishtat e dorës, që janë aktiv edhe në rrjetet sociale, e të tjerët nuk i duhen as dreqit, e jo më të jenë koordinatorë të PD.
Si anëtarët e Këshillit Kombëtar, si koordinatorët, që kur janë shpallur, Lulzim Basha nuk i ka thirrur kurrë.
Një herë ka pasur një mbledhje të koordinatorëve dhe një herë të herë Këshillit Kombëtar.
Në 4 vite asnjëherë këto struktura nuk kanë pasur një takim zyrtar, publik dhe me peshë për opinionin publik.
Anëtarët e Këshillit Kombëtar apo koordinatorët kanë të drejtën e tyre të zgjedhin se për kë do të punojnë, pro apo kundër Partisë Demokratike, por Lulzim Basha, si kryetar i PD duhet t’i heqë nga strukturat drejtuese dhe koordinuese të PD, pa ata le të bëjnë çfarë të dëshirojnë.
Statuti e parashikon se nuk mundet që një anëtar i Këshillit Kombëtar të punojë me kundërshtarët politik./CNA.al
Diskutime rreth kësaj post