Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pas procedimit të tij nga ana e Policisë, dhe hetimeve të nisura për abuzim detyre PS ‘’ka shitur” kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës.
Ka qenë deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, e cila duke folur në Kuvend, ka sulmuar kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nuredini, i cili u zgjodh në siglën e PDIU-së.
Spiropali duke ju përgjigjur deputetes së PD, Oriola Pampuri, ka thënë se kryetari i bashkisë nuk duhet të merret me ndarjen e tokave.
“I thoni kryetarit të bashkisë të Rrogozhinës mos merret me tokat dhe me ndarjen e tyre por të merret me ndarjen e ndihmës ekonomike”, ka thënë Spiropali duke ju drejtuar Pampurit.
Kujtojmë që Partia Socialiste dhe PDIU, në vitin 2015, kanë qenë aleate në zgjedhjet vendore.
Diskutime rreth kësaj post