Pesë punëtorë janë plagosur në në galerinë e minierës me hyrje në fshatin Shëngjun, Klos, pasi dy prej tyre ranë në kontakt me një minë të pa plasur, e cila ka shpërthyer dhe për pasojë janë dëmtuar edhe tre punëtorët e tjerë që ndodheshin në këtë front.
Të dëmtuarit janë;
Q.L, 49 vjeç
SH.L, 32 vjeç,
R.S, 57 vjeç, (janë dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës,)
K.M, 31 vjeç,
B.H, 28 vjeç, po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në ndihmë të Grupit hetimor kanë shkuar ekspertët e RISHMIT, për të vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Më datë 22.02.2018, rreth orës 01-00 , në galerinë e minierës me hyrje në fshatin Shëngjun, Klos, dhe me drejtim nga qyteti i Bulqizës, gjatë punës janë dëmtuar 5 punëtorë.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se :
Grupi i punëtorëve i ndërtimit të minierës në tranverbangun e minierës gjatë punës, dy prej tyre kanë rënë në kontakt me një minë të pa plasur, e cila ka shpërthyer dhe për pasojë janë dëmtuar edhe tre punëtorët e tjerë që ndodheshin në këtë front.
Të dëmtuarit janë :
Q.L, 49 vjeç
SH.L, 32 vjeç,
R.S, 57 vjeç, (janë dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës,)
K.M, 31 vjeç,
B.H, 28 vjeç, po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në ndihmë të Grupit hetimor kanë shkuar ekspertët e RISHMIT, për të vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post