Prania në banesë e të zotit të shtëpisë në bllokun pranë Drinit në qytetin e Lezhës u ka prashur planet 3 hajdutëve.
Ata kanë tentuar për të hyrë brenda një shtëpie që ndodhet në rrugën Fran Ivanaj, por janë pikasur nga i zoti i shtëpisë.
Ky i fundit ka lajmëruar menjëherë policinë por hajdutët e kanë kuptuar që janë parë nga dikush që ndodhej në banesë dhe janë larguar.
Policia është vënë në kërkim të tyre, por ende nuk rënë në gjurmët e hajdutëve.
Uniformat blu po krehin zonën si dhe po shohin kamera të mundshme sigurie nga ku mund të kenë kaluar 3 personat, të cilët nuk dihet nëse kishin armë dhe maska, për të mundësuar identifikin e tyre.
Diskutime rreth kësaj post