Një 30-vjeçar në Elbasan është hedhur nga kati i katërt i një pallati në lagjen ‘Dyli Haxhire’.
Menjëherë pas aktit të vetëflijimit u bë transportimi i të dëmtuarit në spitalin kirurgjik Elbasan, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Policia ende nuk jep ndonjë detaj për ngjarjen, ndërsa grupi hetimor vijon procedurat për të zbardhur arsyet që çuan 30 vjeçarin drejt aktit ekstrem.
Të parët qe janë pyetur për ngjarjen kanë qenë familjarët, ndërsa pista ku po punohet është ajo e stresit. Prej ditësh shtetasi në fjalë kishte shfaqur paqëndrueshmëri.
Diskutime rreth kësaj post