Pas aludimeve se këngëtarja me famë botërore Dua Lipa kërkoi pagesë në këmbim të koncertit për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, vjen reagimi i fortë i babait të artistes.
Dukagjin Lipa, njëherësh edhe pjesë e stafit menaxherial të saj ka deklaruar për mediat e Kosovës se Dua nuk ka marrë asnjëherë ftesë zyrtare për të performuar në natën e pavarësisë.
“Të gjitha diskutimet që i kemi bërë për ardhjen e mundshme të Duas në Prishtinë kanë qenë lidhur me kohën dhe orarin e saj, por edhe këto biseda kanë qenë në forma miqësore, krejtësisht jozyrtare.
Prandaj nuk është i vërtetë as pretendimi e as shuma e cila është përfolur në këto portale, pasaktësi për të cilën ne ndjejmë keqardhje”, mësohet të ketë thënë Dukagjin Lipa.
Diskutime rreth kësaj post