Ajo për të cilën njeriu punon gjatë gjithë jetës, sakrifikon, lodhet pafundësisht, familja, Evisa Preka nuk e ka më!
Bashkëshorti Edmondi, dy vajzat e saj dhe djali 9 muajsh nuk ia kanë dalë të mbijetojnë, pas aksidentit tragjik të dielën. Nëse shpresat ishin për Noemin, e cila prej së dielës ndodhej në spital në gjendje kome, edhe ajo u shua sot…
Një dhimbje shpirti që do ta shoqërojë gjithë jetën. Ah moj Evisa! Zoti të dhëntë forcë për të përballuar këtë tragjedi.
Pas dy vajzave, mesa duket djali ishte pika e dobët. Edhe kur u zgjua në spital, mes ulërimave kërkoi të voglin. Një dhimbje nëne që nuk do të shohë më të vegjlit e saj…
Në postimet në rrjetin social “Facebook”, Evisa Preka, e mbijetuara e vetme e aksidentit, e shihte Rajanin si realizimin e ëndrrës! Si çdo mama, por tani ajo është thjesht një fatkeqe…
E ndërsa familja Preka u dha lamtumirën dje Edmondit, Ajselit dhe Rajanit të vogël, të cilin e kishin veshur si dhëndër për në banesën e fundit, vjen dhe lajmi i kobshëm edhe Noemi s’ia del!
Dhimbja u ka pushtuar shpirtin dhe zija i ka pllakuar familjen Preka. Lot pa fund dhe trishtim.
E diela e zezë shuajti familjen dhe la vetëm mamanë Evisën! Zoti të dhashtë forcë Evisa dhe pushofshi në paqe Edmondi, Ajseli, Rajani dhe Noemi…!
/Gsh.al
Diskutime rreth kësaj post