Një grua shqiptare është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga dy persona.
Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Greqi, është një makabritet i vërtetë.
Mediat greke raportojnë se 40-vjeçarja emri i të cilës nuk bëhet i ditur ka dalë e gjakosur në rrugë për të kërkuar ndihmë, por që aty ka rënë pa ndjenja.
Kjo ngjarje tragjike ndodhi në rrugën St. Paraskevi në praninë e disa qytetarëve që qarkullonin në atë kohë në zonë.
Gruaja, e cila u qëllua në kokë, u dërgua në një gjendje të rëndë në spitalin Tzaneio në Piraeus, por që më vonë ndërroi jetë.
Policia po kërkon autorët e krimit dhe po heton nëse këta autorë kanë pasur njohje me viktimën.
Diskutime rreth kësaj post