Një ngjrje e rëndë ka ndodhur në Athinë ku në rrethana ende të paqarta një 40 vjeçare shqiptare ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri.
Sipas asaj që raportojnë mediat greke ngjarja ka ndodhur në një banesë ku dyshohet se shqiptarja është qëlluar nga bashkëshorti I saj pas një konflikti.
40-vjeçarja shqiptare ka dalë nga banesa e saj për të kërkuar ndihmë por më pas ka ndërruar jetë në spital. Ngjarja ka ndodhur në një apartament në rrugën Agia Paraskevi në zonën e quajtur “Pylli i Hajdharit”. Ende nuk dihet identiteti i viktimës. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
Diskutime rreth kësaj post