Një 80-vjeçar i paralizuar humbi jetën pasi banesa e tij në zonën e Kombinatit, në Tiranë, u përfshi nga flakët.
Policia njofton se zjarri ra rreth orës 17:10, në rrugën “Bedri Karapiçi”, në banesën e 80-vjeçarit M.K.
Zjarrfikësit bënë të mundur fikjen e zjarrit, por 80-vjeçari i paralizuar ishte asfiksuar.
Policia njofton se një grup hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
Diskutime rreth kësaj post