Lot, britma dhe dhimbje… Edmond Preka, bashkë me dy fëmijët e mitur, djalin Rajan 6 muajsh dhe Ajselin 5 vjeçe që humbën jetën në një aksident të tmerrshëm mbrëmjen e së dielës janë përcjellë sot në banesën e fundit.
Qindra banorë të zonës, të afërm i kanë dhanë lamtumirën e fundit viktimave të aksidentit tragjik.
Zija ka pllakuar në familjen Preka, por jo vetëm. Dhimbje pa fund, trishtim dhe lot që rrjedhin pa pushim, ku duket se edhe qielli qan për këtë tragjedi, teksa reshjet e shiut nuk kanë pushuar…
Ndërkohë që nëna Evisa dhe vajza 10-vjeçare Noemi ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Shkodrës. Mjekët nuk kanë dhënë shpresa për vajzën e mitur, ku kanë bërë të ditur se mbahet nga aparaturat.
Diskutime rreth kësaj post