Me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, një ndër sloganet që ka rënë më shumë në sy dhe që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ka qenë ai që i dedikohej vajzave nga Kosova që kanë arritur sukses përtej kufijve të vendit të tyre.
“Bac, çikat na e zbardhën ftyrën!”-është slogani i shumëpërfolur, në logon e së cilit shihet RitaOra, Dua Lipa dhe Majlinda Kelmendi. Por përjashtimi i artistes Era Istrefi nga logoja duket se ka nxitur debat dhe tek politika. Deputeti Labinon Tahiri ka shkruar një status në Facebook ku mbështeste Era Istrefin. Por ajo që bie në sy është kundërpërgjigja e tij ndaj nje komentuesje e cila e ofendon duke i thënë injorant dhe duke mos qene dakord me mendimin e tij.
“Hahahahaha le era po edhe ti ke mungu aty injorant…..era nuk eshte klase e Rita Ores e Dua Lipa…..I duhet eres edhe 1 dekad ti arrije ato dyja…..e ty te te duhen edhe 200vjet jete e sdi a arrin te dalesh nga injoranca jote” shkruan komentuesja.
Ndërkohë deputeti kosovarë i shkruan me një gjuhë akoma më banale se sa ajo që ka shkruar komentuesja.
“Injorante, mas deshte une me ta levdu CECEN E ARKANIT a?? Hup mos me komento ne kete faqe me ate shprehje Zhab.
Une e vlersoj buken e Kosoves Zhabooo, e per injorant jetoj i till per ata qe duan ta nenqmojne vleren e Kosoves e te Shqiperise mbrenda vendit tone dhe kush do qe tenton injoranc me mua apo ta injoroj dikend,une jam me i keq se sa e mendon ti ZHABË( Bretkocë).”
Diskutime rreth kësaj post