Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Haxhinasto, për thuajse dy orë ka dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë për Krimet e Rënda, në cilësinë e ish-ministrit të Transportit.
Duke folur për mediat, ai tha se dha shpjegime për procedurat e ndjekura në kohën kur ka qenë ministër.
“U pyeta për projektin e rrugës Tiranë-Elbasan që siç e dini është në hetim. Për ato gjëra që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e mia si ish-drejtues politik i Ministrisë së Transportit dhe Intrastrukturës gjatë një periudhe të zhvillimit të këtij projektit”, u shpreh ish-ministri.
Haxhinasto shkoi në Prokurori rreth orës 12.20 të ditës së sotme, për të dalë në orën 14.15.
Ai u morr në pyetje për çështjen që lidhen me vendimmarrjen kur ka qenë Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës, pas denoncimit të bërë nga ministri aktual Danmian Gjiknuri, pas abuzimeve të konstatuara lidhur me rrugën Tiranë-Elbasan.
Auditi i zhvilluar për rrugën Tiranë-Elbasan, gjeti 5.3 miliardë lekë të vjetra dëme financiare.
Për këtë dosje Gjykata e Krimeve të Rënda ka nxjerrë tre masa arresti për ish- drejtorin e rrugëve Dashamir Xhika dhe dy ish- zyrtarë, Albens Alite dhe Aksel Qurduka të kallëzuar penalisht nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri për korrupsion dhe shpërdorim detyre me fondet dhe projektet për rrugën Tiranë- Elbasan.
Sakaq Krimet e Rënda po verifikojnë nëse për të njëjtën dosje Edmond Haxhinasto e ka kryer apo jo detyrën si ministër.
Diskutime rreth kësaj post