Një video ku Ministri i Turizmit të Kosovës duhet të prezantonte vendin e tij, por në mungesë të anglishtes flet me përkthyes është postuar dje, nga telegrafi.com
Në krah të ministrit të Kosovës është zv.ministri në kabinetin Rama nga kosova, Hajruhall Çeku, i cili jo vetëm flet një anglishte të kulluar, por ka patur një profil shumë të mirë në Prishtinë. Sipas vajzës nga Kosova të mirët i merr Rama, ndërsa të paaftët drejtojnë Kosovën.
Statusi i vajzës nga Kosova:
Po pooo se, të rinjtë e Kosovës që janë të aftë, e përfaqësojnë Shqipërinë pasi Kosova nuk i përfillë vlerat..!
Kosova gazi i botës me Ministrin Hasani, kurse Hajrullah Çeku, ngjitur tij, përfaqëson Shqipërinë! I lumtë Edi Ramës që zgjedh më të mirët e Kosovës, kurse Kosova përfaqësohet nga njerëz jo të denjë për punën që kanë marrë përsipër!???
A thua si është ndjerë Hajrullahu në atë moment të përfaqësimit të shtetit të Tij!??? Jam shumë kurioze t’a di…se mua që po e shikoja nga shtëpia m’u shtrëngua zemra në atë moment kur “ Ministri “ s’dinte nga t’ia mbante..!
A thua do vij dita që, në këto takime të rëndësishme të përfaqësohemi nga qytetarë të denjë të Republikës së Kosovës e që njohin të paktën një nga gjuhët zyrtare të BE-së? Po vazhduam kështu, n’a morri lumi..
#Kosova10vjetshtet#julutemtëzgjohemi ngagjumi#zgjidhni#njerëzmevlera#vitetpoecinshpejtë#t’abëjmëKosovënmëtëmirë#
Faleminderit Era Istrefi, Majlinda Kelmendi, Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, Ledri Vula, e shumë e shumë artistë e sportistë të tjerë që po tregojnë në vazhdimësi vlerat e popullit tonë, por këtë duhet t’a bëj edhe politika e edhe ambasadat tona që n’a përfaqësojnë nëpër botë
Pavarësisht të gjithave…….Unë, bija jote Kosovë..gjithmonë do të dua me ♥
Diskutime rreth kësaj post