Ka njerëz që besojnë në magji, e të tjerë që këtë e quajnë “çmenduri” e prapambetje. Një grua beson se i kanë mallkuar shtëpinë dhe për këtë fakt nuk po gjen paqe. Kjo është historia e rrëfyer për “ShkodraNews”.
“Mirëmbrëma lexues dhe stafi i faqes tuaj. Ju ndjek çdo temë dhe disa herë kam dashur t’ju shkruaj, por këtu e gjeta veten fiks.
Jam një zonjë 49-vjeçare nga Shkodra. Jam e martuar dhe kam 3 fëmijë.
Por jam e bindur që shtëpisë dhe martesës time i kanë bërë magji të keqe.
Sepse hallet në familjen time kanë nisur vitin që shkoi në verë.
Por para 4 muajsh kur po shkundja dyshekun e dhomës gjeta në krevat një pe me disa lidhje. Më bëri shumë çudi dhe një komshie me tha që më kanë bërë magji.
Prej asaj nate nuk fle më. E nuk kam më paqe në shtëpi.
Që kur ndodhi ajo gjë burrin ma kanë hequr nga puna, vajzën ma ndau burri dhe në shtëpi kemi vetëm grindje.
Kam shkuar në vende të mira, por akoma gjërat në familjen tonë nuk po ecin mirë.
Burri më sillet ftohtë dhe tërë nerva. Djali në shkollë gjithmonë e më dobët, e ai ka qenë më i miri i klasës.
Sinqerisht mua nuk më ka shkuar mendja në të tilla gjëra më herët, por tani nuk po gjej paqe.
Çfarë më këshilloni të bëj? Ku të drejtohem?
Sepse dua që në shtëpinë time të kthehet harmonia e dikurshme e këta njerëz që bëjnë kështu gjërash me siguri nuk besojnë në zot, se ndryshe do të kishin frikë prej tij.
Faleminderit të gjithëve”, shkruan ajo.
Diskutime rreth kësaj post