Një gazetar nga Kosova ka befasuar këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora duke i propozuar kësaj të fundit martesë.
Gazetari i Radio Televizionit Dukagjini, Fisnik Zymi, ka marrë fjalën për të bërë pyetje duke i propozuar martesë këngëtares nga Kosova.
Rita Ora e zënë në befasi ka qeshur me pyetjen duke u përgjigjur:
“Nuk e di, ndoshta në fillim duhet të dalim në takim”.
Rita Ora ka mbërritur në Prishtinë pak orë më parë ku mbrëmjen e sotme pritet të performojë në koncertin festiv për 10 vjetorin e Pavarësisë.
Më poshtë keni videon e propozimit:
Diskutime rreth kësaj post