Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fushë Arrëz, Pukë.
Një person është gjetur i pajetë në një pyll në vendin e quajtur “Breni Gate” të fshatit Lajthizë.
Trupi i pajetë i përket 55-vjeçarit I.A., banues në fshatin Lejthizë, i shpallur i humbur nga Komisariati Policisë Pukë më datë 20.11.2017.
I ndjeri është identifikuar nga familjarët e tij.
Trupi i pajetë do dërgohet pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, për ekzaminime të mëtejshme, pasi dyshohet të jetë sulmuar nga egërsirat e zonës.
Materialet iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë për veprime të mëtejshme.
Diskutime rreth kësaj post