Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i Kosovës, Ramush Haradinaj patën pasditen e djeshme një përplasje publike, e cila nuk ka zgjatur më shumë se dy orë.
Ishte Rama që gjatë një interviste në Kosovë akuzoi haradinajn për shpikje në lidhje me demarkacionin, ndërsa e menjëhershme ka qenë përgjigjia e Kryeministrit të Kosovës, i cili përmes rrjetit social shkruante “le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll”.
Debati në distancë mes dy kryeministrave, një ditë para 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duket se ka tërhequr vëmendjen mediatike, por në fund dy protagonistët janë shfaqur në një foto duke trokitur gotat me shampanjë dhe duke uruar qytetarët.
Rama ka postuar në rrjetin social foton, ndërsa kishte shkuar për një vizitë në shtëpinë e Haradinajve.
Kryeministri i Shqipërisë duket se ka aplikuar të njëjtën skemë ashtu si edhe në politikën shqiptare, ku fillimisht shfaqet ‘trim’ dhe më pas tërhiqet, nëse ka një reagim të fortë apo të ashpër nga pala tjetër. Të njëjtin veprim Rama bëri edhe në Prishtinë, ku fillimisht sulmoi Haradinajn dhe pas përgjigjes së këtij të fundit, ndryshoi taktikë.
Diskutime rreth kësaj post