Dy femra dhe nje burre ranë në prangat e policisë së Gjirokastrës, pasi u godit një ‘folezë’ prostitucioni.
Mesohet se tutorja Vasilika Laro shfrytezonte per prostitucion 34 vjecaren me inicialet E.A.
46-vjeçarja Laro, në rolin e organizatores dhe ndërmjetëses e kishte kthyer lokalin e saj në Gjirokastër, pranë gjimnazit “Siri Shapllo” në një vend ku prostituohej. Ajo ndërmjetësonte me klientët që frekuentonin lokalin e saj duke siguruar lidhjet e tyre me shtetasen me inicialet E.A. kundrejt shumave të ndryshme.
NJOFTIMI I POLICISE
Arrestohen në flagrancë tre shtetas për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Moskallëzim i krimit”.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, pas një hetimi disa mujor kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të një rasti të shfrytëzimit të femrave për prostitucion.
U arrestuan në flagrancë shtetaset:
Vasilika L., 46 vjeçe, banuese në Gjirokastër.
E.A, 34 vjeçe, banuese në Gjirokastër.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi:
Vladimir Koleta, 50 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Shtetësja Vasilika L., në rolin e organizatores dhe ndërmjetëses kishte një lokal në qytetin e Gjirokastrës. Ajo ndërmjetësonte me klientët që frekuentonin lokalin e saj duke siguruar lidhjet e tyre me shtetasen E.A. kundrejt shumave të ndryshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3000 lekë dhe 5 telefona celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Diskutime rreth kësaj post