Përmes një deklarate zyrtare në uebsajtin e saj, organi më i lartë futbollistik europian, UEFA ka bërë me dije se Inspektorët Disiplinorë që po hetojnë Skënderbeun për trukime ndeshjesh janë kërcënuar me jetë.
“Sot, Inspektorët Disiplinorë të UEFA-s që punojnë në këtë rast kanë marrë kërcënime anonime me jetë, me sa duket kanë për qëllim t’i trembin ata dhe t’i ndalojnë që të kryejnë punën e tyre. Këto kërcënime nuk do të kenë sukses dhe policia është njoftuar gjithashtu”, theksohet në deklaratën e UEFA-s.
Në deklaratën vihet në dukje se Skënderbeut iu ndalua pjesëmarrja në kompeticionet europiane për sezonin 2016-2017 për trukim ndeshjesh. Më tej theksohet se informacione të tjera për trukime kanë ardhur në UEFA nga BFDS, Sistemi i Zbulimit të Mashtrimeve të Basteve, organi më i lartë futbollistik europian ka sugjeruar masa ekstreme ndaj klubit shqiptar.
“UEFA mbetet plotësisht e angazhuar në luftën kundër fiksimit të ndeshjeve dhe i gjithë stafi i që punon në këto çështje vendimtare mund të llogarisë mbështetjen e plotë të organizatës”, theksohet në deklaratën e UEFA-s.
Ky mesazh u përsërit sot nga Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin, i cili deklaroi: “Ne kurrë nuk do të lejojmë që stafi i UEFA-s që punon në këto çështje, ose ndonjë çështje tjetër, t’i nënshtrohet kërcënimeve apo frikësimeve nga ndonjë palë e tretë.” Ata kanë mbështetjen e plotë të organizatës, duke përfshirë 100% mbështetje personale nga unë”.
Diskutime rreth kësaj post