Një konflikt me armë ndodhi paraditen e sotme në zonën e Selitës, ky dy persona mbetën të plagosur.
Njëri prej të plagosurve ditën e sotme në zonën e Selitës në kryeqytet, nuk është një emër i panjohur për policinë. Mësohet se 27-vjecari Gjon Pelivani është përfshirë edhe më herët në konflikte.
Në vitin 2015, ai ka patur një sherr me Emiljano Shullazin, dhe ka mbetur i plagosur nga Gilmando Dani.
Mësohet se Gjon Pelivani më parë ka mbajtur emrin Valment, dhe rezulton i dënuar për vjedhje.
Ngjarja:
Ndërkohë, autori i ngjarjes, sipas burimeve pranë policisë është identifikuar dhe ai është R.Musai. Ka qenë ky i fundit i cili ka qëlluar në drejtim të Renato Hoxhës (kamarier në lokal) dhe Gjon Pelivanit.
Dëshmitarë pranë vendit të ngjarjes kanë deklaruar se autori ka qenë i veshur me xhup të zi dhe kapele në kokë, teksa ka hapur zjarr në drejtim pronarit të Pelivanit dhe Hoxhës.
Renato Hoxha dyshohet se është plagosur rastësisht, pasi shënjestër e këtij atentati mësohet të jetë pronari i biznesit, Gjon Pelivani, i cili kishte hapur lokalin vetëm tre ditë më parë.
Policia ka shoqëruar disa qytetarë të cilët kanë qenë dëshmitarë pranë vendit të ngjarjes. E gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe do jenë pamjet filmike ato që do hedhin dritë mbi këtë ngjarje.
Diskutime rreth kësaj post