Është zbuluar emri i njërit prej personave të plagosur në lokalin pranë zonës së Selitës në Tiranë.
I plagosuri është shtetasi Gjon Pelivani, që ka marrë një plumb në kokë.
Mësohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është transportuar për në spital.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Selitës ku dy grupe janë zënë me njëri tjetrin dhe më pas kanë nxjerrë armët.
Personi i dytë që është plagosur është larguar me një makinë private.
Diskutime rreth kësaj post