Emocione pafund ka dhuruar mbrëmë emisioni televiziv “Top Show Magazine” ku një çift të moshuarish u martuan “live”.
E siç e kërkon edhe tradita nusja duhet të hedhë tufën e luleve, e ajo që e kap do të bëhet nuse së shpejti.
E pas nuses 80 vjeçe, Vangjelica, janë rreshtuar Soni Malaj, Rozana Radi, Çiljeta Xhilaga, Mariza Ikonomi, Laura Nezha dhe Albana Osmani.
E kur tufa e luleve është hedhur, duket se po përfundonte në duart e Mariza Ikonomit, por Çiljeta dhe Albana janë treguar më të shpejta duke e kapur tufën e luleve njëkohësisht.
Ama duket se Albana nuk është ende gati për të veshur vellon e bardhë, duke ia lënë tufën e luleve Çiljetës.
Diskutime rreth kësaj post