Team Haas është e skuadra e parë që prezantohet për vitin 2018. Amerikanët kanë përshpejtuar zbulimin e njëvendëshes për sezonin e ri, të cilën e kanë quajtur VF-18 dhe është zhvillim i modelit VF-17, me të cilën garuan në fundin e sezonit të shkuar.
Kjo është e para njëvendëshe e erës ‘Halo’(sistemi mbrojtës për pilotët) dhe do të jetë e para që do të testohet në Barcelonë. “Janë bërë shumë kërkime veçanërisht në anën aerodinamike dhe projektuesit kanë modeluar një telajo që të jetë në gjendje që të suportojë ngakesat e mëdha aerodinamike”, deklaroi shefi i skuadrës Günther Steiner.
“Në të vertetë pesha e përgjithshme e makinës është rritut pas vendosjes së sistemit të sigurisë Halo. Por kjo është e përbashkët për të gjitha skuadrat”, tha më tej Steiner.
Makina në dizajn ka ruajtur të njejtat ngjyra me gri, të kuqe dhe të zezë, më shumë e ngjashmeme atë të vitit 2016. Sa i përket pilotëve konfirmohet francezi Grossjean dhe danezi Magnussen.
Diskutime rreth kësaj post