Një qytetare në Vlorë, konkrtisht në lagjen “Pavarësia” ka treguar për ‘Fax Neës’ gjendjen në të cilën ndodhet shtëpia e saj pasi u përmyt për shkak të reshjeve të fundit.
Qytetarja tregon se shtëpia e saj u mbulua nga uji, ndërsa ka prekur edhe orenditë shtëpiake, siç shihet dhe nga pamjet. Ajo thotë se njërin nga fëmijët e ka larguar nga shtëpia pasi ishte I sëmurë.
Qytetarja me lot në sy rrfen se kjo nuk është hera e parë që përmbytet pasi diçka e tillë ka ndodhur edhe në vitin 2015 por edhe në dhjetor, ndërsa tregon se nga konviktet ku ishte strehuar është nxjerrë me forcë nga policia.
“Nga konviktet më kanë nxjerrë me forcë, sit ë isha hajdute, kanë terrorizuar fëmijët. Edhe kur u futa në konvikt askush nuk më erdhi për të parë ku jeton”.
Gjthashtu ajo rrëfen në bashkinën Vlorë I kanë thënë që të gjej një shtëpi me qera, ndërsa tregon se nuk ka asnjë të ardhur.
“Më thonë për shtëpi me qera por kush më jep mua shtëpi me qera, unë nuk kam asnjë të ardhur, nuk kërkoj lëmoshë por një punë për të ushqyer fëmijët”, thotë qytetarja për ‘Fax News’.
Diskutime rreth kësaj post