“Zonja Fazilet dhe të bijat” është një nga serialet më të ndjekur tani në Turqi. Në rolet kryesore janë aktorë të njohur, ndër to edhe talenti më i ri i zbuluar nga Ozcan Deniz, Afra Saraçoglu në rolin e “Exhe”.
Mediat turke pak kohë më parë shkruajtën se 20-vjeçarja ishte në një lidhje me Ozcan Deniz, gjë që aktorja e ka mohuar së fundmi në një intervistë duke u shprehur se deri tani nuk ka qenë kurrë në një lidhje me askënd.
“Unë jam aktorja e tij, ai është producenti im dhe nuk ka asgjë më shumë. Deri tani nuk kam jetuar asnjë histori dashurie dhe nuk e di si është të dashurosh dikë.
Jam 20 vjeç dhe nuk kam kryer kurrë marrëdhënie. Mendoj se do flas më mirë lidhur me këtë pas 5 ose 6 vjetësh”, është shprehur Afra.
Diskutime rreth kësaj post