Paradoksale apo jo zëvendësministrja e Kulturës së Shqipërisë nuk ka shkuar asnjëherë në Teatrin Kombëtar.
Aktorja Ema Andrea, e ftuar në emisionin e gazetarit Artur Zheji, ka pyetur zëvendësministren e Kulturës, Valbona Shkujaku, nëse ajo ka qenë ndonjëherë në teatër.
Përgjigja e zëvendësministres, ka qenë vërtetë befasuese. Ajo ka thënë se nuk ka qenë asnjëherë në Teatrin Kombëtar në Shqipëri.
Andrea ka këmbëngulur, duke e pyetur nëse ka qenë ndonjëherë në teatrin e Prishtinës, pyetje të cilës zëvendësministrja i është përgjigjur “po”. Pra Shqipëria ka një zëvendësministre Kulture, që nuk ka shkelur kurrë në jetën e saj, në Teatrin Kombëtar.
Diskutime rreth kësaj post