Janë të shumta rastet kur meshkujt godasin femrat, një fenomen që vjen gjithnjë e në rritje në shoqërinë tonë. Dhuna kryesisht është në familje por edhe mes të afërmve apo të njohurve. Shumë më të pakta janë rastet kur femrat godasin meshkujt. Megjithatë një rast i tillë është shënuar në Shkodër.
Një 31 vjeçare po ndiqet në gjendje të lirë nga prokuroria pasi ka goditur me sende të forta një person tjetër duke e lënë të plagosur në disa pjesë të trupit. Shtetasja L.D banuese në lagjen “Skenderbeg” ka goditur me sende të forta shtetasin F.SH 24 vjeç banues në Bardhaj. Janë të paqarta shkaqet se si 31 vjeçarja ka mundur të godasë 24 vjeçarin por ja që ka ndodhur.
Ja njoftimi i policisë për këtë rast:
Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen L.D, vjeç 31 banuese në Shkodër, pasi në lagjen “Skënderbeg, në lokal ka goditur me sende të forta shtetasin F.SH, vjeç 24, banues në fshatin Bardhaj. Neni 90 i Kodit Penal.
Diskutime rreth kësaj post