Një 68 vjeçar ka humbur jetën pasi ka mbetur në korrent.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pulaj në Velipojë. 68 vjeçari ka qenë duke bërë një punë në banesën e tij kur papritur ka hasur në kabllot e energjisë elektrike duke humbur jetën.
Shtetasi që humbi jetën është Ndue Lusha, banues në Velipojë.
Ai është dërguar me shpejtësi drejt spitalit rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën e pare, por nuk ka arritur që të shpëtojë duke u ndarë nga jeta.
Diskutime rreth kësaj post