Gjoksi është një prej manifestimeve më joshëse të femrës. Shkenca ka vërtetuar se, gjoksi i femrave, përbën në radhë të parë një “ftesë” erotike ndaj seksit të kundërt. Piero Lorenzoni, seksolog i njohur italian, mendon se mund të përcaktojë karakterin e një gruaje nga forma e gjinjve të saj. Por jo vetëm, janë format ato që kanë paracaktuar se çfarë prirjesh seksuale ka femra.
Tërheqja e meshkujve nga gjoksi femëror nuk është thjeshtë çështje që lidhet vetëm me fertilitetin e saj.
Në gjithë këtë adhurim, joshje dhe dalldie, grup meshkujt ndahen në preferencat e tyre, ku vendin e nderit e zë gjoksi i madh. Është ky lloj gjoksi që gjithnjë tërheq interesimin mashkullor. Përmasat nxisin zilinë thonë specialistët. Sipas Stuart Fischoff, profesor nderi në Universitetin e California-s, meshkujt që dashurojnë femra me gjoks të vogël, janë gjithnjë në kërkim të një partnereje më të “sigurt”.
Por edhe format e gjoksit janë një kod që duhet deshifruar. Një domethënie shumë interesante fshihet në larminë e formave. Duket se janë format ato që tregojnë se cila është predispozita seksuale e një femre dhe pozitat e saja specifike.
I doni më shumë të ëmbla në formë limoni, të portokallit apo të qershisë magjepsëse?
Me ndihmën e parashikimit sternomantik të formave dhe shenjave të gjinjve, që më parë mund të dini se çfarë dashnore qëndron afër jush. Vetëm në mënyrë diskrete shikojani gjoksin.
Sipas studimeve të psikologëve amerikanë, femrat me gjinj të mëdhenj dhe të rrumbullakëta, janë të prira për aventura dhe zbavitje, por nuk janë aq të hapura kur është në pyetje seksi.
Femrat, gjinjtë e të cilave kanë formën e limonit, parapëlqejnë flirtet, janë spontane dhe vetëkritike.
Femrat me gjinj në formë ananasi janë tepër inteligjente, me potencial të madh për avancim në karrierë, por edhe shumë romantike.
Femrat me gjinj në formë të dardhës janë më seksi nga të gjitha. Ato janë argëtuese, spontane dhe nuk mund ta paramendojnë jetën e tyre pa seks të përditshëm. Interesant këtu është edhe fakti, se këto femra janë edhe tepër religjioze.
Kush ka gjinj në formë portokalli nuk “shpërthen” në shtrat. Femra e tillë, kanë vetëbesim dhe i dinë qëllimet e veta, mirëpo seksi pak i intereson. Më shumë është e interesuar për bisedime dhe për partneritet.
Femrat me gjinj të vegjël të rikujtojnë qershitë, janë argëtuese dhe shumë emocionale. Janë partnere të përsosura si për jetën e përditshme dhe për rutinën jetësore, po ashtu edhe për relaksim joshës dhe të paparashikuar. Frymën e tyre aventuriere e aplikojnë edhe në dashuri.
Diskutime rreth kësaj post