Bashkë me 3 të rinj, Arditin, Liesën dhe Mishelin, Kiara Tito prezantoi për më shumë se 3 muaj programin për të rinj, Select në Top Channel.
Por, papritmas ky program u zëvendësua menjëherë me Pop Culture duke lënë shkas për mediat të aludojnë për largimin e tyre.
Kishte nga ato media që shkruanin se largimi i katërve u bë me anë të telefonit, por këtyre spekulimeve iu është përgjigjur Kiara në emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës.
“Jo, nuk është e vërtetë farë!”, – u shpreh Kiara. “Nuk ka se si të ndodhë diçka e tillë. Ne nuk na hoqën Ne kishim një kontratë, e cila mbaroi. Mbaroi kontrata dhe mbaroi e Selecti”.
Kiara foli edhe për marrëdhënien me Butrint Imerin, por këtë e mësoni në videon e mëposhtme.
Diskutime rreth kësaj post