Sipas parashikimeve sot dhe nesër lumi Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë të kenë prurje dhe nivele të larta. Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin nuk paraqesin rrezik.
Mësohet se ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.
RESHJET
Sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Në lindje, në zonat malore priten reshje dëbore në 500m mbi nivelin e detit, në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel.
TEMPERATURAT
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 5 / 12; në vendet e ulëta: 5 / 12; në vendet malore: -2 / 6 °C.
ERA
Sot dhe nesër pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe veri-lindje.
Diskutime rreth kësaj post