Rikthehen tërmetet në rajon dhe vend.
Mësohet se një tërmet 4.1 ballë goditi Malin e Zi sot rreth orës 14:05, me epiqendër 8 kiloemtra në veri të Plavës.
Bëhet me dije se tërmeti ka qenë i shkallës Rihter dhe ra në një thellësi prej 9 kilometra, sipas Institutit Sizmiologjik të Malit të Zi.
Sipas mediave malazeze raportojnë se lëkundjet sizmike shkaktuan panik mes banorëve, por nuk ka raportime për persona të lënduar.
Edhe në Shqipëri pati lëkundje të lehta të tërmeti. Sipas të dhënave sizmiologjike, tërmeti ishte 2.8 ballë i shkallës Rihter, në një thellësi prej 2 kilometra.
Sakaq lëkundjet sizmike u ndjenë rreth orës 14:59 me epiqendër në Jug të vendit. Nuk ka të dhëna për të lënduar dhe dëme materiale.
Diskutime rreth kësaj post