Tre autorët e dyshuar për atentatit ndaj Lulzim Kullës në Shkodër, kanë dalë sot para Gjykatës për caktimin e masës së sigurisë.
Ndërsa Endri Çopja, Ardjel Lulaj dhe Serxho Teta dërgoheshin në gjykatë, rrugët e qytetit kanë qenë nën masa të rrepta sigurie.
Te dyshuarit kane mohuar akuzen, madje kane deklaruar se nuk kane qene kurre ne Shkoder.
Pavaresisht kesaj, gjykata caktoi arrest me burg per te tre te akuzuarit.
Atentatorët u arrestuar tre ditë më parë në kuadrin e një operacioni të gjërë policor në Shkodër dhe në Elbasan. Nga atentati me bombë ndaj Lulzim Kullës në 13 janar 2018 u plagosën 8 persona, përfshirë edhe vetë shënjestrën e sulmit.
KUSH ISHTE OBJEKTIVI I SULMIT, LULZIM KULLA
Lulzim Kulla i njohur shkurt si Lul Kulla, është emër i njohur për policinë për shkak të, të kaluarës së tij kriminale. Ai njihet si ‘i forti’ i Shkodrës i cili nënshtroi tregtarët e këtij qyteti, duke iu marrë edhe bizneset, ndërsa dyshohet se ka marrë pjesë edhe në torturimin për vdekje të një personi në këtë qytetit, por për ngjarjen nuk është dënuar askush.
Në qershor të vitit të kaluar, Lul Kulla është arrestuar nga policia për kultivim kanabisi në zonën e Dukagjinit, në Shkodër. Ai është mbajtur në burg dhe është liruar pas gjashtë muajsh.
Lul Kulla pas vitit 1997 u kthye në makthin e tregtarëve dhe biznesmenëve në lagjen “Rus” të qytetit verior. Lul Kulla, në bashkëpunim me grupe të tjera kriminale, do vinte nën diktat bizneset e Shkodrës, duke bërë që një pjesë e tyre të largoheshin nga qyteti.
SI NDODHI ATENTATI NE SHKODER
Më 13 janar 2018 rreth orës 10:45 në lagjen ‘Partizani’, Shkodër, ka ndodhur një shpërthim me lëndë plasëse. Menjëhere kanë shkuar forca të shumta policie ku konstatuan se në një mjet tip motor dyshohet se ishte vendosur lendë eksplozive.
Si pasojë e shpërthimit u plagos L.Kulla, 42 vjeç, banues në Shkodër, pronar i objektit dy katësh, i cili po hipte në mjetin e tij; D.M, 32 vjeç, banues në Shkodër, në gjendje të rënde dhe G.C., 40 vjeç, banues në Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Të tre këta shtetas u derguan në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim te specializuar. Lendime me të lehta pësuan 5 shtetas të tjerë.
Diskutime rreth kësaj post