Dyqani “Andra Couture”, biznesi me i ri i hapur nga familja VIP, do t’u bëjë rivalitet të hapur Alketa Vejsiut, Amarda Toskës dhe dyqaneve të tjera të fustaneve të nusërisë.
Për të zbukuruar jetën e çdo nusje ditën e dasmës, Andrra dhe Sinani kanë sjellë dyqanin më të ri në Tiranë me fustane nusërie, por jo vetëm.
Kohë më parë në media u fol se ky biznes do të kushtonte plot 600 mijë euro.
E lindur në Kumanovë (Maqedoni), Andrra dhe familja e saj kanë emigruar shumë herët në Gjermani për t’u vendosur në Hamburg – vendi që u bë shtëpia e dytë për Sinan Hoxhën.
Pas jetesës sa në Shqipëri, Maqedoni e Gjermani, duket se çifti ka vendosur që të kthehet në Tiranë dhe të guxojë me një biznes të tillë.
Rivaliteti sigurisht që është i lartë, por hap pas hapi po shohim se Andrra nuk është thjesht ajo vajza e ëmbël që shohim nëpër fotot, por një sfidante e vërtetë.
Le të shohim, a do t’i mundë dot Amin, që nga pas për publicitet të fuqishëm ka bashkëshortin e saj, Ermalin; apo Alketa Vejsiun që për mbështetje ka mediat e saj, por edhe bashkëpunëtorë të tjerë të fuqishëm…
Diskutime rreth kësaj post