Deputeti i Partisë Demokratike Eduard Halimi ka njoftuar lëniaen e mandatit të tij si deputet ditën e sotme.
Nëpërmjet një një postimi në ‘Facebook’ Halimi tha se “Sot kam dorëzuar mandatin e deputetit pasi nga nesër i përkushtohem një projekti të së drejtës ndërkombëtare private në një network në Ballkan, projekt që është afatgjatë dhe kërkon që vendimin ta marr sot”.
Eduard Haimi kryesoi listën e PD-së për qarkun e Beratit. Sipas rregullores deputeti demokrat do të zëvendësohet në Kuvend nga emri kandidatit që vinte pas tij dhe sipas listës së PD-së për qarkun e Beratit ky post i takon kandidatit Astrit Veliaj, pasi emri i tij rezulton i dyti në listë pas atij të Halimit.
Astrit Veliaj ka qenë edhe më parë deputet në Kuvendin e Shqipërisë si deputet i Partisë Demokratike.
Diskutime rreth kësaj post