Ish kryeministri Sali Berisha e ka akuzuar keq gazetarin Artan Hoxha per deklaratat e tij ne emisionin “Opinion”, lidhur me arrestimet e fundit te disa ish – drejtoreve te ARRSH per abuzimet me rrugen Tirane-Elbasan.
“Sqaroj ketu se vetem nje jave pasi i mori deshmine nje te riu ai u ekzekutua, dhe ky i quajtur mender gazetar, si per te justifikuar apo bere te parendesishme jeten e nje njeriu, perdhos per se vdekuri viktimen e tij duke thene se edhe ai i ri ishte i malavites (dmth pune e madhe se u vra). Por me kete rast dua ti perseris edhe njehere sharlatanit Artan Hoxha, qe trillon se fundi se mbrohet nga CIA, se deri sa te gjeje vrasesin e te ndjerit, deshmitarit, ai dhe vetem ai eshte i dyshuari nr 1 si hjekes, vrasjes se tij.
Pavaresisht nga kjo, ky njeri del ne çdo studio televizive duke vjelle lajme te rreme per çdo gje, dhe qe te gjitha sipas urdherit te atyre qe e kane peng ose e paguajne, dhe moderatoret fatkeqesisht vetem sa nuk i thone sharlatanit, qe ne cdo fjale nxjerr nje genjeshter, se pa ty ne nuk bejme dot!”, shkruante Berisha nder te tjera dje ne nje status ne FB.
Por gazetari Artan Hoxha, i ftuar mbreme ne emisionin “Arena” ne “Oranews”, tha: “Mesazhi që mora nga Berisha sot ishte qepe gojën, kalove vijën e kuqe”.
“Mesazhi që më ka dhënë sot politikani historik i 28 viteve të fundit është zotëri qepe gojën se ke kaluar vijën e kuqe, kaq.
Dhe fjala hjekës është vetëm në Kanun nuk e gjen dot në fjalor, hape fjalorin e gjuhës shqipe”, u shpreh gazetari Hoxha, i cili si reagim fillestar pati nje status ne profilin e tij ne rrjetet sociale, ku e falenderonte Berishen per reklamen qe i bente.
Ndër të tjera Hoxha tha se mesazhi i Berishës “është i koduar dhe ky është problemi”.
Diskutime rreth kësaj post