Shkatërrohet një grup kriminal i fuqishëm në Elbasan, ndërsa në pranga kanë rënë 8 persona. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se në aksion u sekuestrua tritol dhe armë zjarri.
Deri më tani nuk dihen detaje rreth këtij operacioni si dhe emrat e personave të arrestuar, ndërsa thuhet se ata janë nga Pogradeci dhe Gramshi.
Sipas informacioneve, thuhet se operacioni, i drejtuar nga drejtori i komanduar i Policisë së Elbasanit, Altin Qato, ka zgjatur 6 orë, ndërsa në terren kanë qenë forcat RENEA dhe FNSH.
Kujtojmë se paraditen e sotme në Elbasan ishte edhe kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, e cila dha një mesazh të qartë gjatë takimit që zhvilloi me prokurorët. Ajo pohoi se Elbasani është pikë e “nxehtë” për grupet e krimit, ndaj prokurorët duhet të hetojnë.
Diskutime rreth kësaj post