Hetimet e nisura ndaj ish drejtuesve te ARRSH mund te shtrihen edhe pertej 3 veprave qe aktualisht po hetohen nga prokuroria, duke mberritur deri tek investimet e 1 viti e gjysem me pare qe erdhen me firmen e ish ministrit te transportit Edmond Haxhinasto.
E para lidhet me ate te sinjalistikes rrugore qe perfshiu te gjitha akset kombetare, perfshire ketu edhe ato Shkoder – Lezhe dhe Shkoder – Han i Hotit. Nje projekt ky i shume kontenstuar nga specialistet e fushes per shkak se standartet e ndjekura nuk i pershtateshin parametrave europian te sigurise se rrugeve, si dhe vlera qe kapi ky investim ishte disa here me e larte se vlera reale e tregut. Edhe ne dhjetor te 2015-es, autoriti i konkurences e dergoj ne prokurori dosjen e Dashamir Xhikes, kreut te ARRSH-se, por asokohe hetimet u mbyllen. Sot kjo dosje mund te rihapet e plote.
Dosja e çuar ne prokurori prej Autoritetit te Konkurrences ben fjale per 2 tendera rruge, me vlere 1.3 miliarde leke, ose afro 10 milione dollare, zhvilluar ne shkelje te plote te ligjit, me afere korruptive financiare ne llogaritjen dhe shpalljen e fondit limit te punimeve per sinjalistiken e rrugeve kombetare, miratuar, firmosur e vulosur nga Drejtori i Pergjithshem i Rrugeve, Dashamir Xhika. Sipas konstatimit dhe denoncimit te bere ne prokurori prej Autoritetit te Konkurrences, keto 2 tendere me vlere 13 miliarde leke jane zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ne datat 7 dhe 9 shtator 2015, me objekt “Permiresimin dhe rifreskimin e sinjalistikes ne akset kombetare”. Keto projekte (tendere) kane pasur nje fond limit, perkatesisht 5 milione dollare per “lotin” e aksit rrugor Vore-Han i Hotit dhe nje fond limit ne vleren 8 milione dollare per “lotin” e aksit rrugor Rrogozhine-Kapshtice. Por perse dyshon Autoriteti i Konkurrences?
Dyshimi kryesor, lidhet me faktin se ofertat fituese kane qene shume prane fondit limit ne te 2 tenderet, respektivisht 96% ne tenderin e pare dhe 97% ne te dytin. Perveç kesaj, siç deklaron ne njoftimin per hapjen e hetimit paraprak mbi kete çeshtje, Autoriteti Konkurrences, konstaton se dy kompanite fituese te ketyre 2 “loteve”, nuk kane konkurruar ne te dy tenderet dhe se, mund te kene perdorur skemen e “rotacionit” ne oferta, duke ndare tregun. Hetimi i dyte qe mund te nise prokuroria bejne me dije burimet, eshte per rrugen e re Shkoder – Postribe, me vlere 4 mln euro.
Edhe ketu dyshimet jane per abuzime te forta ne vleren e ketij projekti, pasi rezulton me i larte sesa norma, perkthyer ne ate cfare eshte realizuar dhe kilometrat qe ka kjo rruge. Aktualisht Xhika dhe vartesit e tij kane marre masen e sigurise “Arrest me burg” nga krimet e renda, por nese ne hetimet e thelluara perfshihet edhe ky skandal, atehere denimi mund te jete me i madh e duke futur ne loje te tjere emra./
Diskutime rreth kësaj post