I plagosuri i sotem ne atentatin e pasdites ne Elbasan, në lagjen ‘Fushë Mbret’ eshte Raif Çaushllari.
23-vjeçari i cili është plagosur në krah dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, rezulton se është pronar i një motoservisi të vogël.
Çaushllari njihet si mik i fisit Çapja, emra të njohur për policinë e Elbasanit dhe jo vetëm, pas përplasjeve të shumta, që kanë çuar edhe në viktima. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa thuhet se vëllai i tij është me precedentë penale.
Ndërkohë, sapo u sinjalizuan për ngjarjen, forca të shumta policore mbërritën në vendin ku ndodhi përplasja, ndërsa nisën hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Diskutime rreth kësaj post