Gazeta e Nikoll Lesit shprehet se, reforma në drejtësi do të shoqërohet me arrestime të tjera brenda LSI-së, pasi sipas saj, tashmë ka nisur stina e arrestimeve ndaj LSI. Por, Lesi e cilëson arrestimin e ish-drejtorit të rrugëve, Dashamir Xhika, si të paligjshëm.
Ja çfarë shkruan Lesi:
“Arrestimi i kreut të LSI-së në Elbasan dhe ish-drejtorit të ARSH, Dashamir Xhika nga Prokuroria duket se ka hapur një precedent të rrezikshëm në zhvillimet politike dhe të ardhmen e reformës në drejtësi në vend. Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar u arrestua mesnatën e së premtes me akuzën se kishte abuzuar me firmosjen e një kontratë në vitin 2009, ndërkohë që emërimi i tij si drejtor është bërë në vitin 2013 dhe para këtij viti as që kishte qenë ndonjëherë në këtë ndërmarrje shtetrore.
Një akuzë e pabazuar në ligj. Sapo dolën huç në padinë e parë, pasi e kuptuan se nuk kishte bazë ligjore, sajuan një akuzë tjetër. Të dielën Prokuroria e Krimeve të Rënda e paditi për një tjetër projekt rruge. Në padinë e dytë, Prokuroria nuk ka dhënë asnjë detaj se përse akuzohet, ndërkohë që padia e parë më shumë se argumente ligjore kishte qëllime politike. Të gjithë jemi dakort që kushdo zyrtar që shkel ligjin apo shpërdoron fondet shtetrore duhet të përgjigjet para ligjit. Por kur sulmi vjen me porosi të kryeministri është një ogur i keq se prokuroria po kapet nga kryeministri i radhës. Nëse ishte një prokurori e Berishës me Adriatik Llallën, nuk do të thotë se tani te jetë prokurori e Ramës. Njerëzit duan drejtësi të pavarur.
Dashamir Xhika është kryetar i LSI-së në Elbasan dhe dosja e tij u dërgua nga Ministra e Transporteve në Prokurori me iniciativë të ministrit. Edhe pse bëhej fjalë për një kontratë të vitit 2009, padia u firmos nga zyrtarët e PS në ministri, vetëm pasi koalicioni mes PS dhe LSI u prish përfundimisht.
Disa ndërkombëtarë garantuan një reformë drejtësie të pavarur e tani heshtin duke ngrënë peshq në restorantet me të mira të Tiranës.
Filloi stina e arrestimeve politike ndaj LSI. Ndaj PD-së po mendohen, kurse PS-ja ndjehet e qetë sa të ketë prokurorinë në duart e saj si forcë qeverisëse. Si rregull arrestimet fillojnë nga pushteti e jo nga opozita.
Dhe mendoni sapo ka filluar stina e arrestimëve të tilla. Ndaj krejt reformën në drejtësi e pshurën që këtë fillimviti. Më vonë do i bëjnë edhe ….”, thuhet në gazetën e Nikoll Lesi
Diskutime rreth kësaj post