Haki Çako, ish-Drejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit një ditë pasi Ardi Veliu u emërua në pozicionin e tij është kapur mat duke pirë kafe me ish-zyrtarë të Policisë së Shtetit.
Çako është fotografuar në një lokal me Erzen Breçanin, një nga drejtuesit e policisë të kohës së Partisë Demokratike dhe i shkarkuar nga detyra sapo në krye të ministrisë së brendshme erdhi Saimir Tahiri.
Breçani ka mbajtur më parë postin e Zëvendësdrejtorit të Rendit dhe Sigurisë së Dibrës, por edhe zv/drejtor i Tiranës dhe “punët” në Policinë e Shtetit besohet se ka qenë një nga temat që Çako e Breçani kanë biseduar sot në një nga lokalet e Tiranës.
Diskutime rreth kësaj post