Një vdekje e mistershme i ka ndodhur një personi në qytetin e Tiranës. Viktima është shtetasi me inicialet H.GJ, 53 vjeç.
Gjatë ditës së djeshme viktima është gjetur në banesën me qera në pronësi të 55 vjeçarit Sh.R., në rrugën “Violeta Manushi”, pa shenja jete.
Burime policore bëjnë me dije se 53 vjeçari, me banim në Tiranë njihet si përdorues i rregullt i pijeve alkoolike.
Trupi i tij do t’i nënshtrohet tashmë një ekspertize mjeko- ligjore e cila do të përcaktojë edhe shkaqet e sakta të vdekjes.
Lidhur me këtë rast, materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
Diskutime rreth kësaj post