Arrestimit i të riut shqiptar nga Lezha, Valentin Selaj në Itali solli dhe lëvizjen e autoriteteve shqiptare.
Me urdhër të prokurorisë janë sekuestruar 15 pasuri të paluajtshme në Lezhë, që dyshohet se janë bërë nga aktiviteti kriminal i 28-vjeçarit dhe familjarëve të tij. Pasuria e sekuestruar kap shifrën e 1.5 milionë euro.
Sipas autoriteteve italiane 28-vjeçari nga Lezha ishte koka e një grupi që merrej me trafikun e kokainës dhe prostitucionit.
Ai u zbulua nga një hetim i gjatë që u krye nga 4 femra, dy prokurore të Amsterdamit, një oficere e sektorit investigativ në Holandë dhe një tjetër në Itali.
Lajmi u bë publik fillimisht nga gazeta italiane “La Nazione”, e cila në faqen e saj të parë kishte një foto të Valentin Selaj bashkë me prezantuesen Viola Spiro. Nga hetimet ka dalë se si pasi siguronte kokainën nga Amerika e Jugut në Fierence, përmes shtetit të Holandës.
Janë sekuestruar nga autoritetet shqiptare:
-7 ambjente biznesi, me sipërfaqe rreth 1100 m2 si Hotel, Bar, Restorant;
-4 ambjente banimi, me sipërfaqe rreth 1000 m2 (apartamente, vila);
-4 parcela tokë arë, me sipërfaqe totale rreth 22900 m2;
-9 automjete luksoze.
Diskutime rreth kësaj post