Vrasja e 41-vjeçarit Devi Kasmi në Tiranë ka dyshime të forta se është urdhëruar të kryhet nga një bos shqiptar,që rezulton të jetë i izoluar në një burg të Greqisë. Ky person, është arrestuar nga policia helene për trafik kokaine dhe fill pas arrestimit të tij, në Greqi janë arrestuar dhe 30 persona të tjerë të kombësisë shqiptaro-greke.
“Shqiptarja.com” mëson se në linjën e këtij grupi ka qenë dhe viktima Devi Kasmi, i cili ishte pjesë e grupit për të trafikuar dhe shitur kokainë në Tiranë dhe vende të ndryshme të Europës. Burime nga policia thonë se pjesë e këtij grupi mendohet se ka qënë dhe shtetasi grek Efthymiou Efthymious. Nga verifikimet e kryera rezulton se në vitin 2012 është burgosur në Gjermani për trafik droge, në 2016 është liruar dhe kthyer në Greqi. Por pikërisht në po këtë vit është arrestuar nga policia e Artës, për trafik droge.
Efthymiou Efthymious arrestuar me një grup të madh prej 30 veta shqiptaro-grekë për trafik kokainë. Pasi ka qëndruar në qeli për gati 10 muaj, Efthymiou Efthymious dënohet me 4 vjet burgim ku një pjesë të këtij dënimi e realizoi në qeli, ndërsa pjesën tjetër e shlyeu me shërbim prove. Greku u shpall i pafajshëm për akuzën e grupit të strukturuar kriminal dhe trafikut të kokainës, por u dënua vetëm si përdorues droge dhe shpërdarës i saj.
Greku garanci pasurore 10 mijë euro
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për katër të arrestuarve për vrasjen e 42-vjeçarit, Devi Kasmi, të hënën e kaluar pranë banesës së tij në rrugën “Petro Cani” në kryeqytet. Mes të arrestuarve që ka dalë para gjykatës është edhe shtetasi grek i dyshuar si vrasës me pagesë, Efthymiou Efthymious, 41-vjeç.
Sipas prokurorisë, ish-agjenti special grek dyshohet si autor i ekzekutimit të Kasmit mbrëmjen e 29 janarit, ndërsa të arrestuarit e tjerë Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallari, si organizatorë të krimit. Prokuroria ka kërkuar masën e “arrestit me burg” për katër të arrestuarit si pjesë të grupit kriminal në ekzekutimin e Devi Kasmit, kërkesë e cila është pranuar nga Gjykata. Katër të arrestuarit kanë mohuar akuzat dhe kërkuar lirinë nga trupi gjykues, por kjo nuk e ka bindur gjykatën.
Përmes avokatit mbrojtës Sajmir Visha, ish-speciali grek ka ofruar një garanci pasurore prej 10 mijë eurosh për të fituar lirinë, por kjo u rrëzua nga Gjykata. Avokati Visha ka pretenduar se klienti i tij ndodhet në Shqipëri si turist dhe ka hyrë në mënyrë të rregullt në vendin tonë. “Nuk dëgjova asnjë akuzë ndaj klientit tim. Ai ka qenë një efektiv i forcave speciale që për 13 vjet ka mbrojtur prokurorë, gjyqtarë dhe qytetarët dhe nuk mund të vijë në Shqipëri për të vrarë”-tha avokati Visha.
Dëshmia e Meshinit
Ishte dëshmia e Mario Meshinit, i arrestuar një ditë pas ngjarjes, ajo që hodhi dritë mbi identiktin e autorit të krimit që tronditi kryeqytetin javën e kaluar. Në celularin e viktimës u gjetën SMS-të me Meshinin ku ky i fundit i kërkonte të takoheshin për të sqaruar diçka. Pikërisht në momentin kur Kasmi zbret poshtë pallatit, ai qëllohet për vdekje nga një person me motor.
Krahas ish-agjentit special grek i dyshuar si autori që ekzekutoi me 9 plumba Devi Kasmin, policia arrestoi në një aksion të premten edhe Elton Halipajn, Malvin Dinellarin dhe Elton Hoxhallarin si organizatorë të krimit, ndërsa në kërkim është (Altin) Aurel Hoxhallari, organizatori i grupit kriminal. Blutë bastisën edhe banesën ku strehoheshin anëtarët e grupit kriminal, një vilë në fshatin Mëzez,ku u gjet një arsenal i tërë armësh.
Diskutime rreth kësaj post