DASHI21. mars – 20. prill
Gjate kësaj jave do jeni te dy palët tolerante, bashkëpunues dhe largpamës ju te dashuruarit kështu qe gjithçka ka për t’iu ecur për mrekulli. Nuk do mungojnë surprizat, argëtimet, daljet dhe gjerat interesante. Beqaret do jene te mençur dhe do dine ke te joshin. Jeta e tyre do jete me te vërtetë shume e bukur dhe plot risi. Ne planin financiar do keni fat dhe do mund te bëni te gjitha investimet e menduara. Për shëndetin do kujdeseni me tepër. Do dini t’i përzgjidhni me kujdes ushqimet dhe organizmi do forcohet. Ne pune do filloni disa projekte goxha te mëdha. Euforia dhe vendosmëria do beje qe ju te arrini objektivat e menduara. Ne familje do jeni te përgjegjshëm dhe do ruani një marrëdhënie te mire.
DEMI21. prill – 21. maj
Gjate kësaj jave do keni goxha dyshime për partnerin tuaj, por nuk do arrini t’ia shprehni atij. Kjo gjë do e beje situatën me te sikletshme dhe nuk do ndiheni rehat. Beqaret me shume gjase do afrohen serish me një person qe e kane pëlqyer ose e kane dashuruar edhe me pare. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës ne anën tuaj. Mund te tentoni pa frike edhe ndonjë investim sepse me vone do merrni goxha përfitime. Shëndeti do jete goxha me i mire nga me pare, madje edhe ata qe kane pasur probleme serioze do ndihen me te qete. Ne pune yjet do ju ndihmojnë te ecni me ritme te shpejta dhe t’i arrini te gjitha objektivat. Jeta familjare do jete e mbushur me momente te lumtura.
BINJAKET22. maj – 21. qershor
Gjate kësaj jave do dashuroheni me me shume pasion dhe emocione. Çdo çast pranë partnerit do jete si një një ëndërr me përralla dhe nuk do doni te zgjoheni. Beqaret me ne fund do kenë disa njohje goxha interesante, por gjithsesi me mire te preson kohen e duhur për te hedhur hapa e për te filluar lidhje. Ne planin financiar do fryjnë stuhi te forta dhe ne shume momente mund te gjendeni ne vështirësi te mëdha. Shëndeti nuk do jete perfekt, por as probleme te rendja nuk do ketë. Mundohuni te kujdeseni edhe për ushqimin, por te mos lini pas dore as aktivitetin fizik. Ne pune do jeni profesioniste dhe ambicioze. Për ju nuk do ketë sfida te vështira dhe do kaloni çdo pengese. Edhe jeta familjare do jete e mire.
GAFORRJA22. qershor – 22. korrik
Jeta juaj ne çift do influencohet pozitivisht nga yjet gjate kësaj jave. Do keni një marrëdhënie akoma me te ngrohte me partnerin dhe nuk do mbani mëri për problemet e se shkuarës. Beqaret do kenë plot mundësi për aventura, por nuk do jene shume ta gatshëm për te përfituar prej tyre. Buxhetin bëni mire ta organizoni me kujdes sepse po filluan problemet zor se mund te stabilizohen shpejt. Mos i varni shpresat asnjëherë tek ndihma e te tjerëve. Shëndeti mund te ketë shqetësime here pas here, por nuk do ndodhe asgjë alarmante. Ne pune lërini te tjerët t’iu vlerësojnë për arritjet dhe mos u tregoni mendjemëdhenj. Ne përgjithësi gjerat kane për t’iu ecur mire. Jeta familjare do mbetet e qete.
LUANI23. korrik – 22. gusht
Ju te dashuruarit do jeni te gatshëm te bëni gjithçka këtë jave qe te kaloni momente sa me pasionante me partnerin. Problemet e se shkuarës do i lini pas krahëve dhe do shijoni me endeje çdo emocion te momentit. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por mund te fillojnë edhe lidhje pasionante. Ne planin financiar duhet t’i bëni me kujdes llogarite dhe asnjëherë nuk duhet te nxitoni me shpenzimet. Probleme serioze nuk do ketë, por tronditjet nuk do mungojnë. Gjendja shëndetësore do jene ne përmirësim te vazhdueshëm kështu qe nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni. Do arrini t’i mbani larg edhe virozat e stinës. Ne pune do ju dalin goxha vështirësi. Ne vend qe te inatoseni gjeni mënyrën e duhur për t’ia dale. familjaret do i keni mbështetje.
VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator
Këtë jave do jeni me te logjikshëm dhe me realiste ju te dashuruarit kështu qe do arrini te ndërtoni një marrëdhënie edhe me te mire me partnerin. Do flisni hapur edhe për ato qe ju shqetësojnë dhe do e gjeni kurdoherë gjuhen e përbashkët. Beqaret do mund te fillojnë vetëm dashuriçka klandestine, asgjë serioze. Financat do dini si t’i menaxhoni kështu qe nuk pritet asgjë e papritur apo delikate. Ne këtë sektor do jeni te qete. Shëndeti nuk do jete perfekt. Mund te ndiheni here pas here te lodhur dhe mund te keni djegie fyti, kështu qe duhet te përkujdeseni pak me tepër për veten. Ne pune do përballeni me sfida dhe me propozime te reja. Me pak përqendrim dhe dëshirë keni për t’u përshtatur shume shpejt. Familja pa probleme.
PESHORJA24. shtator – 23. tetor
Jave shume intensive ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do arrini t’i qartësoni edhe problemet qe keni pasur dhe do mendoni me seriozisht për te ardhmen. Beqaret qe janë ne kërkim te shpirtit te tyre binjak, këtë jave do mund ta gjejnë atë dhe do ndihen te plotësuar. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj kështu qe nuk do jete e nevojshme as ta shtrëngoni se tepërmi rripin. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Mbrohuni nga i ftohti dhe virozat dhe kujdes me duhanin dhe me yndyrnat. Ne pune do iu jepen përgjegjësi akoma me te mëdha. Te gjithë kane besim tek ju kështu qe bëni me te mirën për t’ia dale.
AKREPI24. tetor – 22. nëntor
Marrëdhënia juaj ne çift nuk do jete plotësisht e qete gjate kësaj jave. Do keni kundërshtime te njëpasnjëshme me atë qe keni ne krah dhe debatet do jene te zjarrta. Beqaret do bëjnë mire te tregohen te sinqerte me personat qe do takojnë, pasi me gënjeshtra nuk mund te shkohet askund. Ne planin financiar duhet te tregoheni te logjikshëm me shpenzimet edhe sikur situata te jete me e normalizuar. Shëndeti nuk do jete i shkëlqyer, por as problematik. Mund te keni vetëm shqetësime te vogla. Edhe ne pune do keni goxha progres dhe do ndiheni me krenare për veten. Te papunët do marrin lajme pozitive. Ne familje do mbizotërojë një klime e ngrohte.
SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor
Këtë jave do keni nevoje jetike te flisni për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe kjo gjë do e përforcojë akoma me shume marrëdhënien mes jush. Edhe disa konflikte te hershme do harrohen njëherë e mire. Beqaret do jene joshesh dhe seksi kështu qe mundësitë për te filluar lidhje do shumëfishohen. Ne planin financiar do iu jepen mundësi te shkëlqyera për ta përmirësuar gjendjen. Bëjini sytë katër dhe mendoni për te ardhmen. Shëndeti fizik dhe ai moral ka për te qene i shkëlqyer. Nuk do qaheni për asgjë. Ne pune asnjë planet nuk do ketë ndikim negativ kështu qe gjithçka do ece mire. Punonjësit e pavarur do jene akoma me te suksesshëm se te tjerët. Ne familje do mbizotërojë disiplina.
BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar
Këtë jave ambienti ne çift pritet te jete shume me i qete se me pare. Do e keni me te lehte komunikimin dhe nuk do lindin debate me partnerin. Beqaret nga ana tjetër do kenë mundësi për takime, por nuk do ndihen ende gati te hedhin hapa. Ne fakt me e mira është te presin dhe te binden plotësisht. Te ardhurat do përmirësohen tej mase edhe fale menaxhimit te mire qe keni bere se fundmi, por edhe për shkak te ndihmës se te afërmve. Gjendja shëndetësore do jete shume e mire se me pare. Do ndiheni energjike dhe ne forme. Për punën do jete një jave plot shkëlqim. Do arrini gjithçka qe keni programuar. Familjes duhet t’i përkushtoheni pak me tepër sepse do ketë vërtet nevoje.
UJORI21. janar – 19. shkurt
Jave shume e paqëndrueshme ka për te qene kjo për ata qe janë ne një lidhje. Do i thoni njeri tjetrit fjale te gabuara te cilat mund te lëndojnë pafund. Ata qe janë vetëm nuk duhet kurrsesi te kërkojnë t’i marrin me zor partnerin dikujt ne mënyrë qe te ndryshojnë statusin për vete. Nëse e bëjnë këtë shume shpejt do vuajnë edhe vete. Ne planin financiar, me shume se kurrë do ju duhet te tregoheni largpamës dhe te kujdesshëm. Duke pasur edhe pak ndihme nga familja keni për te arritur atje ku doni. Shëndeti nuk do jete i keq, por po u treguat edhe me te kujdesshëm me ushqimin gjendja do përmirësohet akoma me tepër. Ne pune do e nisni me entuziazëm projektin e ri dhe do arrini atje ku keni menduar. Jeta familjare do jete e hareshme dhe e ngrohte.
PESHQIT20. shkurt – 20. mars
Jave aspak e mire kjo për ata qe janë ne një lidhje. Nga debatet e njëpasnjëshme qe do keni me partnerin do ndiheni ne ankth dhe ne merak te madh. Beqaret do kenë një jave te zakonshme. Për ta nuk do mungojnë takimet, megjithatë rastet nuk do jene aq te mira sa për te filluar lidhje serioze. Ekuilibri financiar do mbizotërojë ne çdo moment pasi ju do e dyfishoni maturinë. Po vazhduat kështu keni për ta përmirësuar tej mase situatën. Shëndeti do jete me i mire pas te enjtes sepse do merrni me më shume aktivitet fizik. Edhe ata qe kane dhimbje stomaku do jene me te qete. Ne pune duhet te ndiqni me përpikmëri planet qe keni bere qe te arrini majat. Jeta familjare do jete e begate.
Diskutime rreth kësaj post