Aktorja e madhe shqiptare Tinka Kurti ka zi në familje. Ajo ka humbur djalin e saj, Zef Kurti. Lajmi është bërë i ditur në rrjete sociale nga shkrimtarja Flutura Açka.
“Tinkën, ç’e paska gjetë!
Nuk i bie dot telefonit nga larg e ta ngushëlloj, nuk kam fuqi. “Kam frikë se nuk do të më gjejë djali gjallë kur të vijë,” thoshte ndonjëherë në bisedat tona të shpeshta, dhe fliste, dhe fliste, dhe fliste për Zefin… si nëna për djalin.
Sa tepër duke fjalët. I paqes, Zef Kurti!,”-përfundon shkrimtarja.
Kujtojmë që pak ditë më parë aktorja e njohur ka qenë shtruar në spital si pasojë e një sëmundje në mushkëri dhe prej kohësh gjendja e saj shëndetësore ka qenë mjaft e rënduar, ndërkohë që tashmë i duhet të përballet me këtë dhimbje të madhe.
Zefi ishte djali i vetëm i aktores, i cili prej kohësh jetonte në Kanada së bashku me familjen e tij.
Diskutime rreth kësaj post